Burrat e pare te Pazarit te Gjirokastres benin humor per te shkuar kohen dhe per qejf, jo me lendime e qejfmbetje, hidh e prit si keto qe do te tregojme:
……
Nje usta qe mbushte vrimat e medha te mureve me gure e llaç,e pyeten:
– More vella, ke do me shume, çekanin apo mistrine?
Ustai e kuptoi qe donin ta vinin ne loje dhe heshti, po ndihmesi i tij,dha pergjigje me vargje:
-O çekan, o faqezi/ faqebardhe moj mistri
…….
Nen kube tek xhamia:
-C`e bere thellezen?-pyeten dyqanxhiun.
-C` e doja thellezen, zuri buti rezen-ishte pergjigja e dyqanxhiut.
……
3 mysafire e bene me fjale dhe i zune deren nje gjirokastriti me dreka e darka, 2 dite radhazi.
Diten e trete, kur do iknin, e falenderuan per pritjen e ngrohte, ndersa gjirokastriti ja u ktheu:
-Putheni pragun e deres se nga sot e tutje nuk do ta shikoni me !
…..
Dihet qe ka dhe ustallare qe punojne shkeleshko dhe, i zoti i shtepise, si kontrolloi punen dhe gjeti plot te meta, ju kerkoi ustallareve qe t`u blente veglat e punes.
Ustallaret ja shiten po nga kureshtja e pyeten:– Mire mo, merri, po perse i do?
-Qe mos me rençi me ne prak,- u tha i zoti i shtepise duke ju mbyllur deren.
……
E pyeti kuzhinieri gjirokastrit Ali Pashe Tepelenen:
– Madheri, deshironi ndonje gje tjeter per dreke?
-Po-iu pergjegj Pashai-me sillni ne pjate nje koke dhe nje zemer ustai!