Banoret e fshatit Saraqinishte ne krahinen e Lunxherise jane shquar si nikoqire te mire ne ekonomi dhe te pasur ne kulture, ne kenget e vallet.
Ashtu si punes nuk i jane ndare edhe folklorit muzikor dhe koreografik te krahines, me perfaqesues te talentuar.
Emer ka bere grupi i kenges dhe valles i vitit 1960 qe ka qene dhe protagonist kryesor ne paraqitjen e dasmes lunxhote organizuar ne kete fshat me 200 pjesemarres, regjistruar ne vitin 1975.
Ne foto jane antare te grupit qe kane kenduar per fshatin, krahinen dhe ne festivale kombetare, me repertor te pasur ne vlera artistike dhe tematike sikunder mund te permendim Hiqe mire vallen-o ,moj syzeze, vallen epike Koke do ven`ne barune ne te cilen kane luajtur Zaho Bogai, Koco Bakuli, Mitro Dhima,,Vaso Neti,Jani Lafe,, Koco Gjika,Sevo Puleri,Niko Dhima,Pavli Bogai,Arqile Diamanti.Kjo valle eshte e regjistruar me 26.4.1975.
Kete foto e botojme per te kujtuar dhe nderuar anetaret e ketij grupi te degjuar te kenges dhe valles lunxhote.