Nuk e dime po na pelqen te themi se kjo shprehje i takon thesarit te te folmes te qytetit te Gjirokastres.
Nese dikush e kundershton le te argumentoje ndoshta lidhet dhe me nje histori apo ngjarje konkrete nga ku ka dhe fillesen, origjinen e saj.
Fakt eshte se kjo eshprehje nuk eshte lokale por kombetare, me hapesire te madhe gjeografike dhe mjaft popullore ne te folmen e perditshme.
Ajo ka lidhje me nje drejtues qe merr nje poste te rendesishem dhe e gezon per pak kohe.
”Filani ra nga fiku” thuhet sa merret vesh qe x e zbresin nga posti drejtues.Ne nje moment tjeter per situaten e re qe krijohet thuhet “Kur bie nga fiku”. Filani nese eshte sjelle mire ne pune e shoqeri gezon respekt po ne te kundert nuk ka me vemendjen e njerezve, nuk ja varin me.Dhe mire bejne.
Keto shprehje qe permendem pasohen edhe nga te tjera per Ata qe bien nga fiku si ” Filani ra nga kali”, “Nuk i zuri bitha lesh” etj qe, edhe per te mesuar, mund t`i kujtoni dhe komentoni…