Emri i artit Deejay Beltrame. Lindur më 1996 në Gjirokastër. Ai quhet Stefan Vasili dhe e ka filluar karieren si dj ne moshen 13 vjeç. Ka luajtur ne te gjitha club-et e Gjirokstres dhe Sarandes. Destinacioni i rradhes – Tirana!
Pasioni i veçantë ndaj muzikës elektronike, miksimi live, atmosftera elektrizuese, si edhe stili i jetës mes club-eve e ambjenteve festive e kanë afirmuar atë tashmë në arenën e profesionit më të ri, por me histori jo të pakët në Gjirokastër.
Pas viteve ’90 një formë e re argëtimi nisi edhe në Gjirokastër. Mbrëmjet festive të organizuara në lokale të ndryshme u transformuan në Party rinore ku edhe vetë lokalet morën një emër te ri, u ndërtuan enkas me një arkitekturë e dizajn plot drita e pista kërcimi ku rolin e drejtuesit muzikor e mori DJ.
Disa mund të kujtojnë akoma një nga diskot e para në Gjirokastër ku Dj luante me pllaka e kaseta, quajtur Disko Lotus. Te tjera pasuan me shpejtësi si Disko Montana, Nautilius, Rebis etj. Luhej me kaseta, më vonë me CD, derisa më vonë ato u zëvendësuan nga pajisje të kompjuterizuara e profesionale.
Dj-të mesuan vetë, shpenzonin në CD e kaseta të cilat herë i blinin herë i kopjonin nga ata që i shisnin, si Verua e vëllezerit Dudumi, të cilët edhe sot vazhdojnë me dyqan në tregun e lagjes 18-shtatori.
Duhet thenë se Dj-të paguheshin shumë pak, disa preferonin edhe të luanin falas vetëm të përjetonin adrenalinën e një party elektrizuese mes dritave të blicit e muzikës që e ndërthurnin në atë mënyrë që i mbante të gjithë në pistë duke kërcyer e duke çliruar energji pa kufi.
Dj Beltrame nuk i harron mësuesit e tij Dj, si Dj Miçon, dhe rikujton sesi ka përfituar nga eksperienca e tyre dhe gjithashtu sa herë i jepet mundësia këshillon edhe Dj-të më të rinj në Gjirokastër.
Shumë kujtime ka kjo temë por ju premtojmë se do i rikthehemi përsëri…
Kësaj here i urojmë Dj Beltrame shumë suksese dhe të na nderojë ne Tiranë 🙂