in

Bujar Dudumi pas shetitjes ne pyllin e Peshtanit:Mos i leni pa vizituar keto perla te natyres!

Nese viziton faqen e Bujar Dudumit ne fb nuk e ke aspak te veshtire te kuptosh dashurine e pasionin e tij per shetitjet ne natyre, vetem, me familjen apo dhe grupe alpinistesh.

Eshte nje ndjesi e bukur kjo qe ai e merr nga natyra, nga bukurite e saj ne fushe e ne mal e vecanerisht ne lartesite ku shpaloset gjelberimi i bredhave dhe pishave, ne majat e maleve ku zbardh bora e ketij viti.

Ne kete natyre ai gjen clodhje dhe freski, mbushet me ajer te paster dhe pergatitet per shetitjen, ekskursionin apo ngjitjen e radhes ne pika qe mund t`i kete shkelur apo te tjera qe i ngjit per here te pare.

Fotot qe po percjellim jane nga pylli i Peshtanit ku ka qene dhe me pare dhe kesaj radhe ne pika te tjera ku ende pejsazhi i vjeshtees te rremben e njekohesisht te paralajmeron per dimrin qe po troket.

Shetitja ne pyllin e Peshtanit ishte nje mrekulli! Cfare kenaqesie, cfare clodhjeje dhe antistresi! Sa shume bukuri na ka falur natyra!
Mos i leni pa vizituar keto perla te natyres!

Bujari ka nje kronike te pasur me udhetime brenda e jashte vendit, nje album me fotografi qe jane deshmi i dashurise se tij per te shijuar dhe zbuluar bukurite e natyres por dhe vendet qe kane gjurmet e punes se njeriut.

Bujari ju fton ta doni natyren e te beheni pjese duke udhetuar e shetitur ne gjirin e saj!

What do you think?

Written by admin

Nje ngjarje ne dyqanin e bulmetit…

Do ta pi me fund o shokë!…Hajde, Gëzuar me Thoma Dilon!