in

Maratona e poezise,dita e peste e pjesemarrjes ne kete gare e poetit Gaqo Kristo

Maratona e poezise.

Sot eshte dita e peste e pjesemarrjes ne kete gare e poetit Gaqo Kristo.

Ai ka percjelle nje poezi me teme nga plagët e shoqërisë sonë, sic shkruan ne profilin e tij, ate te lënies në vetmi të të moshuarve nga fëmijtë te shtrenguiar nga veshtiresite duke emigruar nëpër botë, kur më tepër se kurrë ata kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin e tyre.
Poezia eshte kjo:
I VETMUARI
1
Ikën të gjthë,ikën nga sytë këmbët
Me ëndërën e lumturisë nëpër botë
Kurriz kërrusur, i vetmuar, i haruar
Shpirti më psherëtin, syri më derdh lot
2
Pas xhamit të dritares shikoj rrugën
Mes katër mureve jam i ngujuar
Në monologje e gëdhij e ngrys ditën
Për një trokitje në derë i malluar
4
Tani jam hiri i një lisi të djegur
Koshere ku bletët janë shpërndarë
Rrap hije rrëndë e degë përdredhur
Që acarri i harresës më ka tharrë

What do you think?

Written by admin

Urime Odise Kotes, emerohet Prefekt i Qarkut te Gjirokastres

KUJTESE/ Foto e ralle e vitit 1949, mesues dhe seminarist te gjimnazit te Gjirokastres