Kjo foto eshte e larget ne kohe po shume mbreselenese. E ka percjelle ne faqen e tij nje nga miqte e faqes tone Beso Brahimi.
Eshte grupi artistik i fshatit Zhulat, shkrepur si foto, sipas Sejmen Gjokolit, bir i ketij fshati, ne nje nga studjot e Televizionit shqiptar, në Tiranë, ne vitin 1988.
Jane artiste popullore te fshatit Zhulat, grup fantastik, shquar per folklore, per kenge e valle.
Per keta artiste Sejmen Gjokoli studjues i njohur i folklorit muzikor shqiptar, ka shkruar:
“Këngë vënçe, këngë labçe, këngë fare “bio”, ashtu si ishte përcjellë nga të parët…Ishte koha kur kënga e vallja e Zhulatit kishte pushtuar disa herë Kalanë e Gjirokastrës, me “Sadon, jatagan me lule”, apo me ” Petro Zhulatin me kalin sa gjysmë e shpatit” apo edhe me vallen e sertë të burrave, “Djemtë e varfër të rigonit, shqiponjat që fluturonin”…Dhe, në këtë magji e lartësi kënge nuk kishte si të mos i hapte dyert Televizioni shqiptar, ekrani i vetëm që trashëgiminë shpirtërore të popullit e qëmtonte e ta sillte mbrëmjeve në shtëpi…”
Ne fotografi jane personazhe te njohur te kenges dhe valles, emrat e te cileve do deshironim t`i kujtonim per kontributet qe kane dhene per ruajtjen dhe trashegimine e folklorit ne fshat, ne krahine e Laberi.