in

Kujtese/Paketat dhe duhanet qe prodhoheshin ne Gjirokaster

Ka qene nje specialist i duhaneve nga Greqia pas vitit 1920 qe ka ngritur ne nje ambient afer me Obeliskun e sotem njesine e pare te prodhimit te cigareve ne Gjirokaster.

Ne kete repart te vogel me 4-5 punetore pergatiteshin cigare per shitje.

Me vone perpunimi i duhanit u zgjerua me fabriken private te ciigareve ne Lagjen Varrosh.

Pas clirimit te vendit ajo u shtetezua dhe nga vitet 50 industria e duhanit u fuqizua, fillimisht me ngritjen e fabrikes afer me Tregun e sotem dhe me pas ne zonen industriale, e mbeshtetur me reparte grumbullimi, fermentimi dhe prodhimi ku punonin qindra punetore.

Kjo industri sot ne Gjirokaster nuk ekziston dhe ne opinionin popullor vleresohet humbje e madhe kur mund te mbijetonte edhe ne kushtet e ekonomise se tregut te lire per faktin se duhani ne fushat e Dropullit e gjetke ishte cilesor dhe konkurues edhe ne tregjet nderkombetare.

Fabrika e Gjirokastrës prodhonte cigare vetëm për tregun e brendshëm, ndryshe nga e Shkodres dhe Durrësit qe prodhonin për tregun e brendshëm dhe për eksport.

Kujtojme se pas vitit 1991 fabrika e cigareve ne Ghirokaster u mbyll.

Per ilustrim po percjellim ne faqe keto tre etiketa dhe nga ju kerkojme:

Cfare paketa me cigare prodhoheshin ne fabriken e cigareve ne Gjirokaster?

A prodhoheshin cigare me filter, po duhan i grire?

Dhe tjeter:

Si quheshin ato duhane me rendiment te larte qe mbilleshin ne rrethin e Gjirokastres e me gjere?

Si e vleresoni gjendjen dhe punen e sotme te fermereve qe merren

me kultivimin e kesaj bime?

 

 

What do you think?

Written by admin

Kush e di, pse dhe si ka ndodhur qe ky vend ka marre kete emer?!

Prof.Dr. Roland Zisi  rizgjidhet Rektor i Universitetit “Ismail  Qemali ” të Vlorës