in

Bomba të tjera mund të fshihen në lumin Bënçë të Tepelenës! Çfarë do të ndodhë me to?!

Rreth 100 bomba dhe municione të tjera që dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqe të lumit Bënçë në Tepelenë, pas qetësimit të prurjeve të frikshme të fillim dhjetorit.
Armatimet e artilerisë së rëndë që siç duket në këto pamje janë të dëmtuara dhe për vite kanë përbërë kështu një rrezik të panjohur për banorët e lagjes Demorkacia të cilët jetojnë vetëm pak metra më larg.

Armatimet pritet që të asgjësohen nga ekspertët e Xhenios.

Alim Xhaxhi: Këto janë predhat që ka nxjerrë lumi, një pjesë janë e Luftës së Dytë Botërore.

Por veç municioneve të dukshme, të tjera predha dyshohet se fshihen ende nën shtresat zhavorit ndaj policia ka krijuar një perimetër sigurie, ndërsa forcat xhenio do të bëjnë një kontroll të plotë të zonës.

Alim Xhaxhi: Do të hiqen dhe është rrethuar vendi me shirita dhe është vënë zonë e minuar për çdo rast. Rri roje një polic.

Dyshimet janë se armatimet kanë përfunduar në lum nga një repart ushtarak që ndodhet vetëm disa dhjetra metra larg lumit, por ende nuk ka një version zyrtar për mënyrën si armatimet përfunduan në lum duke u bërë një rrezik potencial për të gjithë banorët e zonës./oranews

What do you think?

Written by admin

Sfidat e punësimit të grave në Gjirokastër, përpjekje për të afruar ato në nevojë!

Mësuesja veterane Pranvera Karagjozi, na sjell në kujtesë mbi 40 vitet e saj në arsimin e Gjirokastrës