in

Mësuesja veterane Pranvera Karagjozi, na sjell në kujtesë mbi 40 vitet e saj në arsimin e Gjirokastrës

Mësuesja veterane e arsimit gjirokastrit, Pranvera Karagjozi, mësuese e shquar e matematikes, mbi 40 vjet në arsim, sot afër te 90-tave, me kujtese të admirueshme për moshë që ka, thotë se për vitet shkollore 1944-1948 ka shumë gjera për të treguar mbasi në ato vite ajo, e dalluar në mësime, ishte ngarkuar edhe me detyra shoqerore.

 

Gjimnazistët e atyre viteve ishin bashkepunues, vecanerisht per veprimtaritë jashtë shkollore, konkurset e sportet, pjesëmarrës ne aktivitetet sportive, të shpeshta në atë periudhe, mbasi të rinjte e gjimnazit përfaqësonin skuadrat e qytetit ne futboll, basketboll e volejboll.

 

Mësuesit tanë ishin shumë të përkushtuar që të na mësonin letersine, historine dhe lendet natyrore. Ishin specialist të vertete, mbaruar në shkolla jashtë vendit.

 

Gjatë katër viteve të gjimnazit, sic shprehej profesori i paharruar i letersise Injac Zamputi, isha më shumë e dhënë pas letersise dhe gjuhes dhe, hartimet e mia profesori i lexonte para klasës si më te mirat, por edhe me ndonje vrejtje. Sipas tij dallohesha ne temat e lira, por që ne to shkruaja me “nota pesimiste”. Vlersime te tilla nga mësuesit merrnin edhe nxënësit e tjerë si Peço Fidhi, Hasan Zazani, Shefqet Kokalari etj.

 

 

Ne, me shtëpi në qytet, të përzemërt e dashamirës silleshim me nxënësit konviktore, ardhur nga rrethet e jugut, plot entuziazëm e dashuri për shkollën, për të mësuar. Në festa apo ditë pushimi kur nuk shkonin në shtepite e tyre, i merrnim në shtepi për të njohur jeten tonë qytetare por dhe per t`u shprehur dashuri e mikëpritje. Ata ndiheshin mire, si në familjet e tyre, ndonje edhe prekej nga dashuria prindërore e munguar.

 

Ishin vitet e para të pas luftes dhe shumë familje të dëmtuara nga lufta kalonin vështirësi të mëdha, ashtu dhe disa nga shoket tanë konviktore. Kalonin shume vështirësi por ishin dhe entuziastë, të lidhur fort me njëri tjetrin. Jepnin dhe shembull të mirë në organizimin e aktiviteteve ne sallën e madhe, ngjitur me shkollën, palestren e sotme, nje pjese e se ciles sherbente konvikt, sallë per ngrenien e ushqimit etj.

 

Edhe ne mësonim nga ata, nga programi që zbatonin, rregulli dhe disiplina në konvikt, pasioni i tyre per kenget popullore, koncertet dhe mbrëmjet e vallzimit, të shpeshta ne ato vite që shërbenin për gjallërimin dhe pjesëmarrjen e rinisë në to, sidomos të vajzave.Kjo frymë ishte, lidhje të mira me ta, bashkësi kompakte, vëllazërore.

 

Dhe sot,ne si maturë e vitit 1948, që kanë kaluar disa 10 vjecarë jemi krenarë për shkollën ku mësuam, për gjimnazin Asim Zeneli, krenarë për miqësinë dhe dashurinë që na karakterizonte për njëri tjetrin, per dijen dhe kulturen, ashtu sikundër kujtojmë dhe nuk harrojmë shokët dhe shoqet, mësuesit që janë ndarë nga kjo jetë, kujtimi i të cilëve do të rrojë për jetë.

 

What do you think?

Written by admin

Bomba të tjera mund të fshihen në lumin Bënçë të Tepelenës! Çfarë do të ndodhë me to?!

Si të fitoni apo “shpëtoni” nga çdo situatë nëse përdorni fjalë dhe shprehje të vjetra të Gjirokastrës!