Dita Boterore e Nenes, eshte dite feste, me falenderime dhe urime te dashura e te sinqerta per te gjitha nenat ne Shqiperi e ne bote.
Kjo dite ka historine e saj dhe ldhet me nje emer te njohur , te amerikanes Anna Marie Jarvis (1864-1948).
Ajo dha idene e pare per te patur nje dite te vecante per te nderuar nenen e saj.
Me 9 maj, 1914, presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson nënshkroi një dekret, ku Dita e Nënës u prezantua si një festë kombëtare në të dielën e dytë të majit dhe nga ai vit e ne vazhdim ne Amerike e vende te tjera te botes festohet Dita Boterore e Nenes, gjithmone ne te dielen e dyte te muajit maj.
Me kete rast urojme te gjitha nenat:
TE GEZOJNE SHENDET E JETE TE GJATE!