“Kjo eshte mesuesja me e mire ne bote, keshtu na shkruan Rajmonda Lilo nga Amerika per mesuesen Feraset Kumbaro, e meriton nje portret, kam dhe shume foto.Tamam mesuese”.
Mesuesja veterane e arsimit gjirokastrit Feraset Kumbaro njihet nga te gjithe ne qytetin e saj, ne Gjirokaster, jo vetem si mesuese e dalluar por dhe veprimtare shoqerore.
Ka qene model i gruas gjirokastrite te qyteteruar dhe te perparuar, pjesemarrese ne veprimtarite arsimore e kulturore qe ne moshe te re e ne vazhdim, ne shkollat ku ka dhene mesim por dhe ne veprimtarite kulturore lokale e kombetare.
Ajo tani nuk banon me ne lagjen e saj ne Pazar te Vjeter, po ka vite qe jeton ne Kanada prane djalit te saj me pune atje.
Ish nxenesit tani dhe ata te rritur e me familje, nuk e harrojne, ashtu dhe Rajmonda ish nxenese e saj ne shkollen Naim Frasheri qe na ka derguar edhe keto foto me mesuesen e saj.
I dergojme pershendetje e urime, te kete shendet e jete te gjate!