in

Bukuria e nusërisë me kostumin origjinal të krahinës së Dropullit…

Jorgo Shukura ka percjelle per gjirokastraonline kete foto te shume viteve perpara, viti `63-64.

Moment i vecante ne jeten e fshatit Goranxi, per vajzat dhe grate e bukura te veshura te gjitha me veshjet tipike te kostumeve te krahines.

Sa shume dashuri dhe drite ne fytyrat e tyre ne kete atmosfere te gezuar e te shenuar ne vecanti per nusen qe percillet nga dera e shtepise per ne shtepine e dhenderit.

Shkelqen nusja, Jorgjia Ngjelo, nga e majta babai i saj Vaso Ngjelo dhe nga e djathta i vellai Kosta Ngjelo, shkelqen dhe kostumi i saj, kostumi perfaqesues i nuses dropullite nje nder kostumet me te bukura ne llojin e kostumeve tradicionale origjinale te krahines se Dropullit.

Shohim kete foto dhe mendimi na shkon ne larmine e pasur te kostumeve te tradites, ne trashegimin e pasur te percjelle nga brezi ne brez ne kete krahine me kostume dhe valle aq te bukurta, si vallja e nuses, pasuri te ndritura ne fondin e etnografise se krahines dhe me gjere.

What do you think?

Written by Admini

Cilat gatime kanë bërë “firo” në menynë e familjeve gjirokastrite?

Foto e vitit 1955/ Klasa e Dytë e Shkollës Pedagogjike-Gjirokastër me Mësuesin Thoma Papapano