in

Kabunia me Rrush Stafidhe – Gatuar me Shumë Dashuri nga Kokoja e Palortosë!

Kabunia me rrush stafidhe është një gatim tradicional që në Gjirokastër gatuhej me shumë dashuri nga personazhi ynë i rradhës…

 

Kokoja e Palortosë që hapte ceremonitë në dasma, ishte e gjendur per keshilla e punë, prerë për gjellët, bakllavanë dhe zahiret e dimrit. Ishte ne krye te grupit që sa zinin brumin e trahanasë tek njëra, po bashkë mbyllnin petët apo osat, turshitë e patëllxhanet tek tjetra. Një traditë e mirë, po pa vazhdimësi sot.

 

Kokoja rrojti 96 vjeçe, rrojti me ushqim të mirë e të zgjedhur, me kafe, ndonje gote raki, të përvëluar kur ankohej nga gryka, duhan te dredhur pa hequr nga buza qe i pelqente ta pinte tek sofate e portes me shoqe kur benin cita dhe, sipas zakonit gjirokastrit, me kafsharet qe i binin drute e dimrit.

 

Atyre u nxirrte goten e rakise e kafene e shtypur ne gure qe e ziente ne hirin e prushit.  Menunë, deri  vone ne dasma, e vendoste ajo dhe, sa ishte ne kembe, pjatave u jepte stolisjet e fundit deri ne shtrimin e tyre.

 

 

Ajo ishte e para ne lagje e qytet edhe per embelsirat. Ja si e bente Kabuninë me rrush stafidhe:

 

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, shtohet lengu i mishit (preferohet i dashit), stafidhet e rrushit (me pare te regjura , mbajtjen e tyre ne uje te nxehte per 10 deri 15 minuta duke i perzier vazhdimisht), pak kripe dhe lihet te ziejne ne zjarr te paket deri sa lengu i mishit te “humbase” e ne siperfaqe te jene krijuar brima, hiqet nga zjarri, pergatitet me sheqer dhe kanelle te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme per 10 – 15 minuta ne furre te sobes te shuar.

 

 

Masa e pergatitur shperndahet ne forme te ndryshme qe shume mire mund te sherbeje nje filxhan caji, duke hedhur persiper sheqer puder dhe kanelle te bluar. Raporti i orizit me lengun behet si per pilaf te zakonshem.

 

Normativa 4 deri 5 persona

  • Orizi 1 gote uji,
  • leng mishi 2 – 3 gota uji,
  • rrush stafidhe l pako,
  • 50gr sheqer 50 gr gjalp,
  • pak kripe e kanelle qe hidhet mbi siperfaqen e kabunise.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Bakllavaja e Gjirokastrës! Si e shtronin gratë gjirokastrite bakllavanë më 80 dhe 100 petë?

Sutjaçi me kanellë, ëmbëlsira më e dashur për fëmijët e vegjël “të rritur”