in

Si nisi 100 vjet me pare dhe kush ishte botuesi i gazetes Drita ne qytetin e Gjirokastres

Sot mbushen 100 vjet kur patrioti demokrat, publiçisti Veli Hashorva nxorri numrin e pare te gazetes qe e quajti Drita dhe qe vazhdoi per kater vjet, deri ne vitin 1924.

Ja nje pjese nga kujtimet e Veli Hashorves si punoi ai per celjen dhe pak fjale per ngjarjet qe kjo gazete ka pasqyruar nga numri i pare, 27 mars i vitit 1920 deri ne 20 dhjetor 1924:

“Pas nje marreveshje qe bera me prefekturen mu lejua te botoj gazeten Drita. Gazeta u radhit mpshehte.Nuk e din kush c`permbante. Desha te beja nje surprize popullit. Ne mars 1920 Drita dolli ne drite me nje fare ceremonije. Thirra nje tok qytetare ne sallen e shkolles fillore qe kish qene qendra e klubit te koherave te shkuara. Pasi mbajta nje fjale te shkurter mbi nevojen qe kish Gjirokastra per nje gazete thjeshte kombetare i ndava gazetat nje e nga nje njerzve qe kisha ftuar.

Gazeta qe ne numrin e pare beri sukses te madh, u pelqye prej popullit ne qytet, ne rrethe dhe ne Tirane. Beri nje pershtypje aq te mire sa vete nuk e kisha parashikuar.

Gazeta dalkadale arriti qellimin dhe mbaroj misionin ne fushen kombetare duke perballuar kundertshtime te ndryshme. Nje kohe u zbulua nje komplot kunder meje. Njeriu erdhi dhe konfesoj perpara mua dhe disa shokeve se e kishin angazhuar te me vriste, por sic e ka treguar puna une kurre nuk jam hequr nga detyra, nuk jam prapsur nga front i punes”.

Keto shenime jane nxjerre nga doreshkrimi i Veli Hashorves qe gjendet ne arkivin e shtetit.

What do you think?

Written by Admini

Profesor Tritan Kalo: Të konsumojmë “Trahana Lunxhërie” sa është ende e ngrohtë, me përbërës mbarëshqiptarë!

Kostaq Dodo/ Ja si e shprehin vullnetarizmin britanikët në këto ditë me koronavirusin nëpër këmbë