Edhe pse te largeta ne kohe ato jane foto me vlere, flasin per nje kohe, per nje dite apo ngjarje te caktuar. Dhe jane shume te rendesishme sot.
Nga vitet 60-te e larte per te bere nje fotografi duhet te shkoje ne shtudiot e sherbimit qe ishin ne Qafe te Pazarit ndersa ne natyre duhet te “ vuaje” ca.Nuk ishte dhe aq e lehte, e megjithate vende te preferuara ku beheshin fotografi individuale dhe ne grup kishte disa.
Nje nga keto vende ishin shkallet e Pallatit te Kultures qe tani nuk ekziston me dhe qe ka mbetur ne kujtime dhe ne fotot e albumeve familjare.
e
Per te bere fotogrtafi tek shkallet e pallatit duhet te merrje nga “krahu” nje nga fotografet e studiove ose dhe mund ta gjeje aty rastesisht. Vend i punes i fotografeve ishte studioja por dhe terreni sipas ngjarjeve familjare apo kolektive.
Te gjitheve u kujtohen studiot dhe fotografet e qytetit, shprehjet e tyre klishe ” Qesh pak, mos qesh, shiko nga une, shiko nga aparati!”, apo ” Rri drejte, koken me lart, koken menjane, ashtu e keshtu!”, shoqeruar pastaj me “pllakomat” e drites se blicit ne sy apo llampat e forta qe binin mbi bezen e bardhe me skena te bukura , varka ne liqen, pejsazh , kalane madheshtore etj.
Ne natyre, si ne shkallet e pallatit te kultures, ishte ndryshe. Fotografet zinin nje vend poshte tyre dhe me nje fjale ‘ Gati” nuk prisnin ndonje pergjigje ne kor edhe pse shpesh u thuhej “ Ja dhe nje minute! ”
Ishte vertete ngjarje nje fotografi se nuk ishte si sot qe te gjithe kane aparate dhe celulare e bejne sa ju do qejfi dhe pa leke.
Ja disa foto te shkrepura ne kohe te ndryshme.
Ne keto dy foto jane nxenes te gjimnazit Asim Zeneli qe pas studimeve te larta kane punuar 8_10 vjet ne malet e Kukesit, Pukes e Mirdites dhe pastaj jane transferuar ne Gjirokaster.
Vitet 1970,shkallet Pallatit Kultures. Ulur nga e majta:Jani Sevo, Orest Lulo.Ne kembe nga e majta:Agim Cela, Pandeli Papa, Emil Papadhopulli, Kostaq Dodo, Aleksandr Cuklla dhe shoku i tyre i paharruar Vasil Shyti.
Edhe ne kete foto jane nxenes te gjimnazit te qytetit te Gjirokastres.
Arsimtare te rrethit te Gjirokastres.