Keto dy foto jane te muajit qershor 1959, kur qyteti i Gjirokastres priste per vizite Nikita Hrushovin po qe ne vend te tij erdhi Marshalli Malinovski.
Kjo ishte nje e papritur per banoret qe kishin dale ne miting.
Per atmosferen e krijuar ne sheshin e Çerçizit kemi shkruar me pare, tani po qendrojme ne keto dy foto qe na i ka derguar per faqen tone e moshuara Andoneta Konomi e cila eshte dhe vete ne fotografi.
Ajo ishte njera nga anetaret e grupit qe punuan për të siguruar rregullin dhe sigurinë e qetësisë për delegacionin si dhe per pergatitjet dhe sherbimet ne dreken qe u shtrua ne kala per nder te Malinovskit, ne ate vit Minister i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik.
Ne foto jane kuadro te asaj kohe, punonjes te sherbimit te tregtise si dhe nepunes te komitetit dhe institucioneve te tjera, po qe nuk i njohim te gjithe.
Njohim çiftin Xhangolli; Vera Sako, Seno Zhorda, Andoneta Konomi, Niqi Naka, Drita Tushe, Krisanthi Gjini, e ëma e kompozitorit Kastriot Gjinit, Niqi Milo e shoqja e Manol Milos etj