Jemi ne prag te festes se 7 Marsit, ngjarje e perbashket e mesuesve dhe Nxenesve. Eshte nje nga ditet e shenuara kur te gjithe nxenesit kujtojne mesuesit e tyre.
Ne kategorine e mesuesve nuk harrohen mesueset e fillores dhe 8 vjecares qe tani jane ne pension. Eshte dita e tyre edhe pse nuk jane me ne shkolle, ne klase e me nxenesit duke dhene mesim. Kane punuar shume per edukimin dhe formimin e femijeve. Jane ditet kur duhet t`i kujtojme, nderojme dhe respektojme!
Kemi nje radhe fotografi qe i ka dhuruar per gjirokastraonline ish drejtori i shkolles Koto Hoxhi Kostaq Dodo. Duke i percjelle ne faqe shkojme shume vite perpara kur ne kete shkolle jepnin mesim mesues qe tani ose nuk jane me ne jete ose jane ne pension.
Nderim dhe mirenjohje per te gjithe mesuesit, dashuri dhe respekt per ish nxenesit e tyre qe sot punojne ne sektore te ndryshem te ekonomise, arsimit,kultures e shkences shqiptare!