in

30 gazetare nga Kosova ne Sarande

Nga Thoma Nika

Është t’i japësh vetes një privilegj, ta presësh perëndimin e diellit mbi Sarandë, në bordin e Anijes Turistike “Onhezmi 1”. Miku ynë Ilir Hysi na e dha bujarisht këtë kënaqësi, në shenjë mirënjohjeje që grupi i 30 gazetarëve nga Kosova, erdhi këtë fundjavë në Sarandë, për t’i kontribuar mediatikisht promovimit të aseteve tona dhe sfidës për të bërë turizëm të pazakonshëm në kohë dhe kushre jo të zakonshme, kur as dorën as përqafimin nuk e japim, si më parë.

Kolegët tanë gazetarë, përfaqësues të mediave dhe mediumeve me ndjekës të shumtë në hapësirën shqiptare të Kosovës e më gjerë, patën rastin ta shijojnë Sarandën në profile që nuk i merr dot ngs toka. Anije mbi det të dallgëzuar, rreze diellore që përskuqen në të perënduar, muzikë që ftoi për vallëzim, kamera, aparate dhe telefona që nxitojnë të mos humbin asnjë moment.
Në këtë sfond plot ritëm dhe jetë, së cilës e vlen t’i gëzohesh, Gazetarja dhe moderatorja Alketa Gashi për një moment i le të gjitha dhe fton para mikrofonit të RTK pronarin Ilir Hysi, që e mbush bisedën me tone dhe nota optimiste, duke besuar se Sarandën e presin ditë dhe javë më të mira turistike. Këtë ndjesi, tha Iliri, e marrim edhe nga “pushtimi” i anijes nga ju gazetarët e Kosovës. Ai tregoi se si brenda pak vitesh, anija “Onhezmi1”, është bërë më e kërkuara për guida që mbeten në kujtesë. Nuk harroi të përmendë se bordi i saj është kthyer edhe në skenë e sallë dasmash. E bukur. E rrallë. Në timon manovronte si me sy mvyllur Hasan Aliaj, më i sprovuari i detarisë së sotme sarandiote. “Ëdhtë vlerë e shtuar për ne”, shprehet vlerësues Iliri.
Në vozitje d sipër, flladi i Jonit shpaloste edhe flamurin e “Sharr Travel”, që u ngjit në direkët e anijes përkrah flamurit të vetë anijes turistikë. Një dialog ajror mes atyre që takohen në misionin e njëjtë: “Sharri Travel” për të vijuar maratonën e sjelljes së flukseve turistike drejt Sarandës dhe “Onhezmi1”, për t’u zbuluar atyre kënaqësinë e vozitjes ne Gjirin dhe në plazhet më mistikë, si Krorëza, Kakomeja etj.

What do you think?

Written by admin

Kujtesë/ Nje foto e rralle, gjeni veten ne kete fotografi!

Dita Boterore e Shahut/ Zbuloni emrat e shahisteve me te degjuar te Gjirokastres