Një episod me poetin dhe mësuesin e letërsisë Agim Shehu. Gjimnazi “Asim Zeneli”-shkruar nga shkrimtari Foto V. Malo
Ngjarje e jetuar.
Ishte viti 1961. Ora e mësimit të Letërsisë. Në klasën nga ana juglindore, kati i dytë. Hapet dera dhe shfaqet mësues Agimi, i cili i priu udhën Ministrit të Arsimit, Manush Myftiu.
Ministri u drejtua nga katedra, që të ulej në karrigen e mësuesit. Por profesor Agimi e ndaloi, duke i thënë:
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
“Kjo është karrigia ime!”. Dhe Ministri u ul në bankën e rreshtit të parë dhe ndoqi orën e mësimit. Nuk mbaj mend sa qëndroi në klasë.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)