in

Me hidherim njoftojme se eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Isuf Kore.

 

 

Me hidherim njoftojme se eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Isuf Kore, qytetar i denje i Gjirokastres ku lindi, u rrit dhe u formua per t`i sherbyer me pergjegjesi e perkushtim ne cdo detyre.

 

Isuf Kore ishte model ne sjellje e ne profesion, gezonte marredhenie te mira me banoret e Gjirokastres e me gjere, i shquar ne fushen e inxhinierise elektrike, drejtues dhe organizator i zoti ne cdo njesi te administrates shteterore ku punoi si ne Gjirokaster dhe ne Tirane.

Ka kontribuar ne menyre te vecante ne zgjerimin e sherbimeve postare , ne drejtimin e Postes se Gjirokastres ashtu dhe ne Drejtorine Qendrore te Postes Shqiptare.

Ne Gjirokaster ka zbatuar projekte te rendesishme ne fushen e sherbimeve dhe ate te shtrirjes se rrjetit telefonik si para dhe pas viteve 90-te.

I paharruar do mbetet ne kujtimet e gjirokastriteve dhe banoreve te fshatrave rreth saj per marredheniet e mira, dashurine dhe respektin qe gezonte.

Ngushellime Mozes dhe vajzave, te afermve , miqeve te tij te shumte.

U prehte ne paqe shpirti i njeriut te mire qe percillte paqe per te gjithe!

What do you think?

Written by admin

Nje kujtim i bukur me kengetarin e te gjitha kohrave, Giannis Parios

Dite te mbare me kujtime per te madhin Mentor Xhemali!