in

“Femijeria ime me opinga, E urte sa guret e sokakut”-Nje poezi e Misto Anastasit ne komentet e miqve te poezise

Poezia lirike e Misto Anastasit ka tematike me shtrirje te gjere te lidhur me femijerine, rinine dhe moshen e sotme te autorit, me fshatin dhe qytetin, me te mirat dhe plaget e kohes se shkuar e vecanerisht me realitetet e sotme.

Ne 30 dhjetor te vitit qe shkoi Misto Anastasi botoi poezine LAPSVIZATUARAT

Babai yne ishte marangoz
Shtepia jone nuk kish tavan
Kish dy mindere, nje rrogoz
Tejshekullor ne avli nje man.
Porta ne rruge nuk njihte dryn
Nuk mbante celsa varferia
Njerezit ndiheshin zengjin’
Prushonte drite dashuria.
E ngrohte si afshi rreth oxhakut
Femijeria ime me opinga
E urte sa guret e sokakut
E bardhe si Lunxheria, dinga.
Lapsvizatuarat burbuqe
Asnje lloj gome dot s’i fshin
Nga zemra ime boje kuqe

Ju flasin si nje kartolin’.

Kjo eshte poezia, bashkengjitur saj   komente nga miqte e poezise disa nga te cilat po i botojme:

Vito Kore:
Ajo avli e ai man ,ne sy i kam.Pleqte e urte e te mire qe te impononin respekt.Nostalgji e pambaruar per ato vite.

Georges Malo:
Shume e bukur Misto!Te uroj qe edhe vitin qe vjen ta kesh penen te mprehte.

Katjusha Pogaci:
Sa e bukur e sa e sinqerte, kjo poezi e kartolinë. Gëzuar!

Ylli Musta:
Pa të tilla kartolina, nuk zê vend viti i ri!… Urime dhe gëzime paç Misto!

Mihall Bari:
Poezi e bukur Kartoline per vitin e ri

Kris Xh:
Bravo Misto. Kenaqesi per vargje kaq te gjalla.

Merita Gjoka:
Me ktheve mbrapsh ne ato vite,ku ngjtesha ne man,kur hapja deren e avlise dhe shihja fytyra te qeshura megjithese nuk ishim dhe shume te pasur,kishim nje tjeter pasuri dashurine per njeri tjetrin.,,

Petros Tserkezis:
Gjithe poezite e tua jane si kartolina lirike, miku im Mistos Anastasis! Mos te shterofte pena! Vit i mbare dhe i gezuar 2021!

Roland Musta
Gezuar Misto.Shendet e muze te bukur!

Tema Remzije
Kur e nis diten me nje perle
Kur e nis Vitin me nje nje drite
Dritarja e vogel te behet dere…

Stavri Simo
Misto Gezuar ne radhe te pare te perqafoj sepse ke paraqitur nje realitet qe nuk vjen me aty ku ne nje pjese te vogel bej pjese dhe une qe flija ne ato mindere te rehatshem

Vllasova Musta
Urime per lirizmin e bukur te poezise dhe te kendofte zemra gjithe jeten!Gezuar 2021!

Jorgo Qirko
Kartolinë e bukur kjo.Gëzuar Misto!

Muharrem Dardha
Na mbushe me plot nostalgji për fëmijërinë tonë të varfër, por që prushon ende mall e dashuri…
Gëzuar Misto dhe kartolina të tilla të bukura presim edhe këtë vit…!

What do you think?

Written by admin

Çfare ka ndryshar ne kete rruge midis dy fotove ne kohe te ndryshme?!

Sot ne Ditelindje i paharruar kujtimi dhe vepra e Kadri Roshit Nderi i Kombit