Eshte foto e pas viteve 60-te, kohe qe edhe ne qytetin e Gjirokastres, kishte stiliste qe , mbeshtetur ne katalog te modes se huaj, qepnin mire e bukur.
Ja sa te dukura keto gra e vajza te qytetit, veshur me kostume, copa te shtrenjta , prerje te ndryshme, qepur me shije.
Si thoni, nuk duken si zonja , ne pamje e veshje?!
Veshjet e tyre s`kane gje te te perbashket me veshjet tradicionale te dyqaneve, mbushur raftet me kostume dale mode, te gatshme , te pa preferuiara, nje numer e nje trup.
Grate dhe vajzat e qytetit hynin ne Mapo sa per sehir se provat per kostumet e veshjet e stines i benin tek stilistet private te lagjeve se kishin besim per cilesine dhe copa nuk ju shkonte dem.
Po cilat ishin ato rrobaqepese ne qytet qe prisnin e qepnin ashtu si hiqej moda ne Paris , ne vendin me te madh te modes?