Ne vitin 1809, ndersa udhetonte nga Janina per ne Tepelene, Bajroni u mahnit nga veshjet karakteristike te Lunxherise, sidomos nga kostumet e grave të qëndisura.
Ai me grupin qe e shoqeronte qendroi nje nate ne Qestorat. Ashtu si Bajroni edhe miku i tij bashkudhetar me te Xhon Kam Hobhauz, ne kujtimet qe ka lene, mbresa per mbremjen e 17 tetorit te 1809 ne fshatin Qestorat ka shkruar:
“Ne u pritëm me një mirësjellje tepër të madhe nga i zoti i shtëpisë. Shtëpia e tij ishte e suvatuar pastër, lyer me gëlqere. Pa frikë mund ta quajmë të rehatshme dhe të këndshme. Aty, që kur u nisëm nga Janina, ne kaluam një natë më të mirë se sa të tjerat”.
Nderkohe vete Bajroni eshte shprehur me fjalet dhe ndjenjat me te bukura per veshjet e Lunxhit e veçanerisht per kostumin lunxhot.