Nga Bashkia e Gjirokastres nxenesit me te mire gjithmonë vlerësohen dhe shpërblehen.
Keshtu vlerësimi i nxënësve ekselentë për fundvitin ka vazhduar në shkollat “Koto Hoxhi”, “Naim Frashëri” dhe “Urani Rumbo”.
Sipas kryebashkiakut Flamur Golemi per 10 nxënës të këtyre shkollave u shpërndane certifikata vlerësimi ndërsa përfituan edhe bonusin financiar, në vlerën 5 mijë lekë secili.
“Investojmë për arsimin, promovojmë nxënësit me arritje të shkëlqyera në mësime duke mbështetur brezat e ardhshëm të mjekëve, ekonomistëve, mësuesve, arkitektëve dhe profesioneve të tjerë. Suksese dhe gëzuar festat!” eshte shprehur Ai ne faqen e tij ne fb.