Per vasil Muken, nje gote raki ashtu vendce me miq te vjeter ne vendlindje, me stoikun Foto Mati, berberin legjendar ne Qafe te Pazarit qe per mese 40 vjet qeth e ruan klientet e tij, me zanatcinjte historike Jani Liti e Bashkim Shameti, te shijon shume ca me teper kur keto meze vine nga nje dyqan i thjeshte por plot dashuri ,nga vellezerit Cocoli.
Dyshja e famshme ne qytet, qe i lidhi sporti dhe zanati i perbashket,Jani e Bashkimi me kariere te shquar sportive por qe 45 vjet punojne bashke e nuk jane grindur njehere,pasi kurre nuk ja bejne me hile njeri-tjetrit.
Kur Jani ishte ne spital ne Janine e Baci erdhi e vizitoi dhe nxorri nga xhepi nje shume te hollash e ja dha Janit.Ishin leket qe kishte fituar vetem por i ndau me kolegun.Edhe nje 2 mijshe kur fiton njeri e ndan brenda dites me tjetrin. Cdo dite ndajne fitimet e pakta ,duke zbritur shpenzimet. A ka shtepi ne Gjirokaster qe nuk ka degjuar zerin oshetites te Janit apo buzeqeshjen e Bacit, te mirepritur e te kerkuar.
Vlereson dhe te merr malli per kete shoqeri te mbare e te shendetshme zanatcijve te Qafes se Pazarit qe jane vertete per t`u patur zili dhe marre shembull, tradite ne vazhdimesi.