in

Valter Memisha shkruan per takimin me gjeniun e letrave shqipe, me personalitetin me te shquar te kultures sone kombetare z.Ismail Kadare

Të nderuar miqtë e mi, përshëndetje.
Sot, të shtunën, më 14 maj, pata nderin dhe privilegjin e veçantë të isha në një takim me gjeniun letrave shqipe, me personalitetin më të shquar të kulturës sonë kombëtare z. Ismail Kadare. Në shoqërinë e krijuesit, të përkthyesit dhe botuesit të mirënjohur, Bujar Hudhri, për mbi 90 minuta folëm për gjuhën shqipe e letërsinë shqiptare, për studimet albanologjike e perspektivën e tyre, për letërsinë në shkollë dhe qasjet ndaj librit në ditët e sotme, për mundësitë e rritjes së komunikimit dhe rrafshimin e pengesave ndërmjet Shqipërisë e Kosovës në këto fusha.


E falënderoj z. Ismail për pjesëmarrjen në bisedë, për interesimin e tij aktiv, për mjedisin e këndshëm e të lirshëm bisedor që krijoi! I uroj jetë të gjatë e shëndet të mbarë! Ardhtë së shpejti me një botim të ri, të mezipritur prej nesh.

What do you think?

Written by admin

Komenti i Stefan Arsenit per historine dhe familjet e lagjes Pazari i Vjeter te qytetit te Gjirokastres

Feste, tradite, kulinari, kenge e valle per çeljen e sezonit turistik ne fshatin Sotire