Nga vitet 60 e lart, pas provimeve te fundit, kur vinin studentet gjirokastrite te Tiranes Gjirokastra merrte nje pamje te re , hijeshi te munguar, ne dallim nga stinet e tjera.
Cdo lagje e saj gjallerohej nga levizjet e vajzave te veshura me fustanet e bardha te veres, po dhe me ngjyra e lule, te lira e te ngjitura pak pas trupit po te lehta qe ua merrte dhe era e mbremjes.
Keshtu ne kete stine, Gjirokastra vishej dhe me lehte e me bukur, moda qe binin vajzat studente kthehej ne teme dite e ‘ semundje’ per vajzat e tjera te qytetit, sidomos per maturantet qe pergatiteshin per studimet e ardhshme ne kryeqytet por dhe te tjerat qe prisnin me padurim te prezantonin veshjen e re ne xhiron tradicionale te mbremjes qe kthehej ne sfilate pa regji ne sheshin me te madh te qytetit, Çerçiz Topulli.
Qyteti ne pergjithesi ndoshta nuk vinte re dhe aq levizjet e vajzave drejt modes se re, fustaneve te bardha verore,edhe me lule, po ne mjedisin e tyre lulezonte nje mentalitet i ri, i ardhur, kthyer ne shqetesim te perbashket, te kendshem me tendence romantike per te patur nje apo dy fustane verore te bardha dhe me lule.
Ne ato vite, vajzat mbanin radhe ne rrobaqepesit e qytetit por dhe ne rrobaqepeset e lagjeve qe qepnin me frike ne zemer privatisht, sic ndodhte ne porten e ‘mbyllur” te rrobaqepeses te famshme te asaj kohe Vasillo Sevo,sot 105 vjecare dhe rron ne Amerike, tek Sabo Dudumi ne Manalat, Nevro Kokalari ne Palorto, tek rrobaqepese Cici, tek Athinaja e Tilit dhe Aferdita Hashorva ne Varrosh qe ia percolli zanatin edhe vajzes, Merites, tek Shano Mezini dhe Melpo Aleksi ne shtet.
Nuk dime nese qepnin fustane verore edhe rrobaqepes burra.
Kureshtare jemi se si vajzat e atyre viteve i kane “trajtuar” fustanet e bukura me te cilat dukeshin aq te hijshme, i kane ne garderobe, i kane pershtatur per femijet apo i ruajne vetem ne kujtime?!