in

Urojme per ditelindjen muzikologun Naxhi Kasoruho” Mjeshter i Madh”

Urojme per ditelindjen muzikologun dhe studiuesin gjirokastrit Naxhi Kasoruho ” Mjeshter i Madh” qe mbush plot 81 vjec.

Naxhi ta gezosh ditelindjen me shendet, krijimtari e lumturi festofsh dhe 100 vjetorin!

Ketij urimi i bashkojme dhe keto rreshta ne respekt te njohjes, vlerave dhe kontributeve te tij per qytetin e lindjes , Gjirokastren, ne disa fusha;instrumentist i njohur i skenave brenda e jashte vendit, muzikolog, drejtues koncertesh e organizator festivalesh folklorike, si publicist me me shume se 15 libra gati te gjitha per historine,traditat e zakonet e mira, personalite te Gjirokastres etj.

Profesor Naxhiu sic i flasin jo vetem ne Gjirokaster por dhe ne Tirane ku banon eshte i vecante edhe ne mbajtjen e “flokeve te gjata” sipas tij ne respekt te heroit legjendar Çerçiz Topulli. Kete vit  ka mbajtur edhe mjeker qe bukur hijeshon portretin e krijuesit dhe studiuesit te palodhur qe, edhe pse larg Gjirokastres, krijon e vazhdon te punoje per te, sikunder eshte shprehur i gatshem per te qene pjese e organizimit te grupit te qytetit ne Festivalin Folklorik Kombetar ne qershor 2023.

Me urimet me te mira per ditelindjen, kontributin dhe punen tende te palodhur qofsh gjithmone me jete te gjate !Festofsh i gezuar edhe 100 vjetorin!

What do you think?

Written by admin

Aktore e kengetare te estrades te qytetit te Gjirokastres ne disa foto te viteve `60

Naim Zoto per librin “Ku po shkon pa dashuri” të Sefedin Çelës