Sot kemi nje urim te vecante per mjekun e njohur gjirokastrit Kosta Goga.
Doktor Kosta sot mbush 75 vjet dhe i urojme te kete shendet e jete te gjate, me plot gezime.
Ne kete dite te shenuar ai merr jo vetem urimet tona por dhe te kolegeve, miqve e te afermve si dhe pacienteve qe u sherben me pasion e profesionalizem ne mbrojtje te shendetit te tyre.
Pas perfundimit me rezultate te larta te faktultetit te Mjekesise ne Tirane, mjeku i ri hyri me ndrojtje ne spitalin e madh te Gjirokastres por qe andej pas 20 vitesh doli i pergatitur profesionalisht si specialist reanimator ku punoi perkrah kirurgeve te shquar, njeri nga te cilet miku i tij i paharruar Jorgo Kaci.
Per nje periudhe Dr. Kosta punoi edhe ne Greqi ku dhe u rispecializua per resnimacion.
Historia e radhes e punes se tij me perkushtim e profesionalizem vazhdon tani ne spitalin Hygeia ne Tirane ku sherben si specialist prej disa vitesh, i vleresuar per karrieren e spikatur profesionale ne fushen mjekesore por dhe si intelektual, qytetar e familjar.