in

URIME PER DITEN E MESUESIT, 7 MARSIN!

 

Mesuesi Zija Basha tani ne pension dhe me banim ne Amerike bashke me urimet per festen e 7 Marsit ka percjelle edhe kete foto ne faqen e tij ne kujtim dhe nderim te mesuesve te shkolles se mesme pedagogjike Pandeli Sotiri.

Jorgo Buka:Gëzuar 7 marsin!Mirënjohje dhe respekt për misionin fisnik të mësuesit!Nderim të veçantë për të gjithë ish mësuesit e mi që nga cikli parashkollor e gjer në mbarim të shkollës së lartë!

Bujar Dudumi; Bashke me urimet per festen percjelle dhe kete mesazh : Jeni te mirepritur ne koncertin vokal instrumental “ TINGUJ PER MESUESIN”, pregatitur nga mesuesit dhe nxenesit e kesaj FIDANISHTEJE te Muzikes, Artit dhe Kultures ne Jug te Shqiperise!

Kreshnike Karaulli; Vlera e mesuesit dhe peshe e qiellit nuk maten kurre .Te dashur kolege me kete foto te kolektivit te shkolles te muzikes ne fillimet e saj ne Gjirokaster ,ju uroj gezuar festen e bukur te 7 Marsit!

Laureta Qurku Ceci
Miqte e mi ju falemnderoj per urimet Tuaja!Uroj per gjithsecilin shendet dhe vec gezime!Me shume dashuri e respekt Lori.

Kostaq Dodo:Uroj gjithe mesuesit Gezuar festen! Festa e Mesuesit eshte feste edhe e te gjitheve ,sepse I tille eshte profesioni I mesuesit.Pra gezuar festen mesues,themeli I shoqerise!

Virion Graçi : Sot ne diten e 7 Marsit ka hedhur kete postim ne faqen e tij: E meqe ra fjala.. kjo qe do te tregoj me poshte ndodhi vitin e pare te punes ne Fakultet, ne sezonin e pare te provimeve me studentet e korenspodences. Isha titullar lende dhe, pas njefare kohe mberthyer ne karrige, i mora leje anetarit tjeter te komisionit per te shkuar deri ne sekretari. Koridori plot me studente e shoqerues studentesh: prinder, vellezer, motra, shok, perfaqesues te pushtetit vendor nga vendi i origjines… Ma pret rrugen nje zonje. Duart me libra e fletore. Priste radhen te futej ne provim. ‘E more?’ me pyeti per provimin. Mezi e mblodha veten e ia ktheva: ‘Si te dukem nga fytyra? E kam marre thua?’ ‘Dukesh qe ke ngelur, vazhdoi ajo e shtoi, jane zemergur, ata, mos u merzit, provoje prape, s’ke ç’i ben.’

Mirjana Çiço Rapo: Sot ne kete dite te bekuar per te gjithe mesuesit, i uroj nga zemra te kene vetem miresi!Nje urim i veçante per mesuesit dhe ish mesuesit e mi, Respekt per jete, per punen tuaj te palodhur! Respekt per koleget, kudo ku jane,te kene vetem gezime! Respekti i veçante, per te gjithe nxenesit e mi, ne breza, malli dhe dashuria per ta! Fl per gezimin dhe dashurine qe me keni dhene, ju dua fort kudo ku jeni! Te gjithve ju perulem me shume dashuri dhe shume respekt!

Nina Dhrami: Gezuar festen kolege te mi, qe tashme me thinjat e bardha, rrojme me kujtimet e profesionit tone, profesion qe e kam dashuruar dhe i jam dedikuar me te gjitha mundesite e mija. Gezuar ju mikesha te mia qe vazhdoni te militoni akoma ne armaten e madhe te arsimtareve! Jam e lumtur qe ne miqesine time virtuale kam mikesha, qe dikur me kenaqnin syte dhe zemren me ato perpareset e zeza e jakat e bardha qe u ndrinin si dhe me cicerimat e zerave te tyre feminore Rrofte 7 Marsi!!
Sofokli Vasili: Të nderuar dhe të dashur Miqtë e Mi të fb, edhe më gjërë që ushtrojnë një nga profesionet më fisnike, atë të MËSUESIT!

Niko Thanas Gjoni:Urime në ditën e mësuesit-7 Marsi.
Urim i parë për ish kolegët që sot gëzojnë statusin”pension pleqërie” për përkushtimin në vite duke sjellë ngritje cilësore në proçesin mësimor-edukativ dhe që sot ndjehen të lumtur që ish nxënësit e tyre drejtojnë veprimtari private apo kanë angazhime institucionale me mjaft aritje.
Urim i dytë për mësuesit sot ,në përkushtimin ndaj një të mësuari aktiv për një të ardhme të sigurt të vëndit me synim qytetarin Europian dhe intelektualin e së ardhmes për të kthyer besimin se Shqipëria bëhet.
Ju përshëndes me dy thënie kuptimplote:
1.Ditura është mendim i vërtetë.-Platoni-
2.Dituria është burimi më demokratik i fuqisë.
– Alvin Toffler –

Aferdita Trebicka: Gezuar…! Nje urim i ngrohët në këtë ditë të shënuar për të gjithë ata, që me zemër të mbushur plot dashuri, përcjellin dituri. Gëzuar shoqet e mia Nexhi, Hasnia, Flutura, File, Flora, Teuta, Julka, Lili, Bardha, Beti, Neta….e shumë e shumë të tjera që i keni dhënë kaq shumë arsimit dhe edukimit. Gëzuar e suksese pedagogë të nderuar të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja!

Irena Gudha: Gezuar 7 -Marsin kolege dhe kolege !Qofshim te palodhur ne misionin tone fisnik !

Bexhet Çobani: GEZUAR 7 MARSIN , DITEN E MESUESIT!

What do you think?

Written by Admini

Mesuesi i Fillores Barjam Bojo nga Erindi që Nuk ju Thoshte Fëmijëve PUSHONI!

Sot në Ditën e Mësuesit Kujtojmë Shkrimtarin e Shquar për Fëmijë, Mësuesin e Popullit Bekim Harxhi