in

Turizmi shprese per ekonomine e qytetit te Gjirokastres

i

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekte të mëdha në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve pritet të ndihmojnë sektorin turistik. Projektet në infrastrukturë mbështeten nga qeveria shqiptare ,Banka Botërore dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se dy nga investimet më të rëndësishme janë rivlerësimin sheshit të Qendrës Historike mendërtimin e një parkingu nëntokësor dhe ndërtimi i një nyjeje të re rrugore që lidh zonën esipërme historike të qytetit me pjesën urbane.

“Gjirokastra është një qytet turistik ,është një qytet që e duan të huajt, e duan shqiptarët ,është një pasuri mbarëbotërore. Ne kemi filluar me proejktin e ri “Shehsi Cerciit”. Është një shesh që do të rikoncpetohet duke mos prekur elementët urbanë egzistues. Do kthehet në një vend pushimi për gjithë turistët dhe një vend parkimi”.

Në 2019 Qendra Historike kishte mbi 120 mijë turistë duke krijuar probleme për shërbimet ndaj tyre dhe 300 vendet e reja tëparkimit që krijohen thotë zoti Golemi janë një lehtësim i madh. Zoti Golemi thotë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimitdhe Fondi shqiptar i Zhvillimit kanë mbështetur projektin e rivlerësimit të sheshit ndërsa nyja e re rrugore financohet nga qeveria shqiptare.

“Tashmë jemi gati në fillimin e punimeve dhe besoj brenda fundit të vitit të kemi gati sheshin e ri”, tha zoti Golemi

Qeveria shqiptare u tërhoq së fundi nga projekti i mëparshëm i ndërtimit të një nyje të re rrugore në Qendrën Historike të Gjirokastrës, i cili kishte mbetur pezull prej gati pesë vitesh, prej reagimeve të forta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Projekti prekte lagjen më të vjetër të qytetit ndërsa nyja e re rrugore siguronlidhjen e lagjeve të sipërme me rrugën hyrësetë qytetit duke mos cënuar pjesën muzeale që mbrohet nga UNESCO. Bashkia e Gjirokastrës pritet të japë lejen ndërtimore pas shprehejs së mendimit nga Unesco për projektin ndëkrohë që financimi është siguruar nga qeveria shqiptare.

Zoti Golemi thotë më tej se një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore po mbështet fuqizimin e muzeve të Gjirokastrër ku përfshihen itinerare të reja dhe shtëpia muze e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

“Një projekt i financua nga Banka Botëroe përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit konsiston në restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Etnografik , kthimit të shtëpisë “Kadare” në Muzeu “Isamil Kadare”. Ndërkohë projekti përfshin restaurimin dhe interpretimin e shtegut turistik “Kronikë në Gur”, që ne e njohim si “Sokaku i të marrëve” dhe restaurimi i shtegut “Eduart Lear”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës thotë se prrojektet pritet të ndihmojnë edhe në ekonominë e qytetit dhe në punësimin, të goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit 2020.

Gjirokastra u pranua 15 vite më parë në Listën e Pasurive Botërore dhe vitet e fundit turizmi shihet si një shpresë për ekonominë e qytetit. Restaurimi i Pazarit historik dhe një seri investimesh të sipërmarrjeve private, sidomos në fushën e hotelerisë, prite të mbështeten nga investimet më të fundit, për të forcuar ofertën turistik.

What do you think?

Written by admin

Kujtese kulturore/ Dikur, foto te rralla nga levizja amatore ne fshatin Sotire te Dropullit te Siperm

Bora e pare ne fshatin e bukur te Sotires te Dropullit te Siperm festohet me geshtenja te pjekura , me nje gote vere dhe….