in ,

Fiqtë e Fundit të Labovës së Zhapës por Këngët Vazhdojnë në Dasma e Gëzime

Fiqtë me viza të Labovës së Zhapës, Dhoksatit në veçanti, por dhe fshatrave të tjera janë me emër në gjithë vendin.

Ato piqen në gusht, shtator e vazhdojnë dhe ne tetor; shquhen për “sy të mirë”, shijen dhe pamjen fantastike.

Të bredhesh në gjithë vendin e në botë nuk gjen si “fiqtë e krahinës tonë” thonë në Labovë e Lunxhë. Ato i rrit balta e embel dhe uji i ftohte i maleve, uji krojeve.

Fiq te tillë në këto zona si fotua që kemi percjelle edhe për tregeti keputen te fresketa, me kujdes, degë më degë, në mëngjes herët, të sistemuara në kasona, radhë radhë të shtruara mbi fletë fiku. Me aromë, me shije e pamje fantastike “ nuk bien në shesh “ kush t`i rrembejë më parë. Te paktën kështu ndodhte vite më parë por dhe tani si varietet mbetet më i pëlqyeri nga llojet e fiqve që shërbehen.

Nostalgjia për këto fiq është e patreguar sidomos për ata që i kanë shijuar dhe sot nuk kanë ku t`i gjejnë, veçanërisht mërgimtarët e zonave që janë rritur me to.

Ata thone se ne dasma krahas mishit, rakise dhe veres, njëlloj me glikot, vleresoheshin shume edhe frutat e mbi to fiqte me viza që ne sinitë e mbushura “nuseronin” plot nur midis ftonjeve, arrëve, rrushit e shegeve, të vlerësuara për shijen dhe pamjen. Ashtu dhe ne raste familjare apo festa te tjera, edhe per te nderuar miq e mysafirë.

Në Lunxh, ka qënë zakon ne shtepinë e dhëndrit të hënën në darkë mblidheshin me të afërmit e miqtë për “Pemët e nuses”.

Mbushej shporta e zbukuruar me fjongo me pemet e stinës me arrë, lajthi, shegë, ftonjë, pjeshkë, rrush e ,mbi to, fiqtë e zezë me viza “ qershia mbi torte”.

Ka mbetur dhe një këngë:
Lenica, lejmonica,
Ngreu mëmë arhondica,
Bjerna pemë e mastopita,
T’i krrejë nusja këto,
Të na i japësh motër-o
Që të trashëgohesh-o…etj.

Pas këngës fillonte, ndarja e frutave që shoqërohej me shakara, batuta, me urime, raki e vere ne buzë.Kush hidhte më shumë lekë në sini, lekët i merrte nusja e ndërkohë zbuloheshin edhe peshqeshet.

Pastaj kënga prapë:
Kjo sinia veseli, moj veseli,
Me fruta (pemë) lloi-lloi, moj veseli…etj.

Ky zakon në dasmen lunxhote bëhej jo vetem per argëtim por dhe për të vlerësuar frutat që nga viti në vit të shtoheshin dhe të mbushnin me gëzim e kënaqësi trapezet familjare e ato fshaçe.

What do you think?

Written by admin

Explore the “Museum City” – Gjirokastra, a World Heritage Site of Unesco!

E Çuditshme por e Vërtetë – Nëse nuk ju Zë Gjumi Natën Provoni këtë Efekt të Hudhrës!