in

Tregon Jani Barxo:E fshehta e nje ngjarjeje qe doli sot ne drite pas 50 vjetesh!

Marë shkas nga Sotiraqi që po lexoj për kujtimet e fëminisë ,që është miku im i vegjëlisë dhe i Gazi Mullahit si koleg dhe nga një miku im Sotiri.Si konviktorë që ishim kemi kujtime të atij katër vjeçari ,po çoku kemi bërë dhe ndonjë çapkënllëk.Një nga ato çapkënllëqet e bëmë bashkë me Riku Hoxhën…

Një ditë nuk di si u ndodhëm te Posta në Rrugën e Elbasanit dhe aty morem një fletë bosh që e plotësoje për të dërguar Lekë.Më pyeti Riku kujt t’ja ” punojmë”? Nuk di si vendosëm t’ja bënim Ilir  Lazes.Plotësuam formularin me adresën Pogradec , nga ishte Iliri. Nuk mbaj mënd shumën që kemi vënë .Unë si i pikturës ” fallcifikova ” vulën me një monedhë metalike duke e fërkuar fortë që të dallohej shqiponja dhe me një penel të hollë bëra gërmat.

Para derës ,në afërsi të menxës pamë që ishte Iliri,gjetëm një nxënës të 8- vjeçares dhe ja dërguam.Në atë moment afrohemi dhe ne të dy.

Iliri nga gëzimi nuk e dalloi vulën “fallco” dhe na tha se familja më ka dërguar para ,se kam ngelur me një 50- çe ( gjithmonë me të vjetrat) në xhep..

U nisëm të tre për tek posta.Po,para se të mbrinim në postë Iliri e mori vetë inisiativën të na qeraste nga një pastë ( se me pije nuk ishim mësuar në atë kohra).Hëngrëm pastat nga 15 Lekë secila dhe i ngelën dhe 5 Lekë.

Kur Iliri u fut më postë ,ne ecëm dhe pak se mund mos na mbaheshin të qeshurat dhe do ta kuptonte.

Kur doli ishte i nxehur dhe u ankua se dikush ja ” kishte punuar” atë reng dhe ka ngelur vetëm me 5 Lekë.Ne ndenjëm serioz dhe nuk u mor vesh se nga e kishte.

Ky sekret u mbajt 50 vjet dhe tani doli e nëse i bie në vesh Ilirit ,besojë se do na i falë.
Edhe po s’na fali ,unë fajin më të madh ja hedhë Rikut ,se ai na dha mëndjen.
Ftojë dhe të tjerët të shkruajnë që të rinohemi dhe njëherë nga mëndja ,se nga mosha nuk kthehemi dot…

What do you think?

Written by admin

Shikojeni, një foto sa 1000 fjalë!

Petrit Bojo drejt vendlindjes me shpejtësi “ skëterë”