Tradita në kopshtari ka qënë e ka mbetur në Gjirokastër.
Kopshtet me gjeleberim dhe hije janë edhe sot me moshën e shtëpive dhe mureve që i rrethojnë; disa proverbiale për nga simetria, me të gjitha llojet e pemëve frutore.
Në ngritjen, trajtimin dhe funksionin e kopshteve duket se kopshtarët e parë gjirokstritë kanë ecur me një mendje të përbashkët, se dhe sot thuhet:
“ Do mbjellë këtu në anë të murit që kalimtari të zgjasi dorën dhe të hajë pa frikë…!
Kështu ka ndodhur. Pjesën e brendshme te kopshtit e linin për të mbjellë dhe korrë, ndërsa anët e mureve i zinin me shegë, fiq, rrush, mane ,cerceme etj. degët e të cilave vareshin mbi rrugë dhe nuk i prisnin që kokrrat e tyre t`i hanin bota, nje mendim i mirë po dhe kalemit do t`i kenë rënë.
Në këtë mënyrë të zotët e kopshteve i qëndronin larg dëmit dhe konfliktit, mosmarrveshjeve që mund te lindnin nga udhëtarët e rastit e më shumë nga femijet. Dhe arsyetonin;
Sa të futeshin brenda në kopsht më mirë të zgjatnin dorën pa druajtje dhe të ëmbëlsonin gojën me një fik apo me një vesh rrush.
Në kopshtet e këtyre lagjeve, falë kësaj filozofie dhe praktikës të kopshtarëve të parë, të vjetër gjirokastritë, ka fruta për të zotët dhe për botën.
Edhe sot nga muret e tyre varen degë me fiq e rrush , me shegë e fruta që nuk ta “ bejnë me sy” dhe je i lirë të shijosh kokrrat e tyre.
Në disa me sipërfaqe të mëdha mungojnë dhe rrethimet, ca nga sipërfaqet që zënë por dhe nga moskujdesja. Frutat janë sheshit e në cdo stinë një pjesë shkojnë edhe dëm.
Gjirokastritët e kanë dhe një të keqe. Nuk para dalin në treg për t`i shitur. Me mire mbushin pjatat e futat për gjitonët dhe kush kalon në portë të shtëpisë u mbushin duart me “ ato që kanë”.
Për këtë traditë të trashëguar dhe qytetari të treguar, kopshtarët e parë nga më të mirët e lagjeve janë të paharruar se akoma vazhdon të thuhet:
Tek Xhemaliu, tek Pusi i Beut, në Topullaraj, kopshtet me fiqtë radhë me kokrra të shkruara me viza të bardha pranë Fushës së Vjetër të sportit.
Ndërsa në lagjet e qytetit:
Kopshti i Bedriut në Pazar të Vjetër, Kopshti i Kambos ne Pllakë, Kopshti i Bames në Manalat, Kopshti i Haxhiut në Cfakë, Kopshti me bajame i Ferhat Ficos në Hazmurat etj.
Respekt e nderim për punën e kopshtarëve të parë gjirokastritë për traditën e përcjellë e të trashëguar që duhet cuar dhe më përpara, pse jo edhe me me kurse për përgatitjen profesionale të kopshtareve te rinj.