Nderohet me Simbolin “Çelesi i qytetit” te Gjirokastres Regjisori i Njohur rus Yoriy Arabov
Nderohet me Simbolin “Çelesi i qytetit” te Gjirokastres regjisori i njohur rus Yoriy Arabov qe po realizon filmin “Gjirokastra”,bashkëpunim ruso-shqiptar, ku bashkëskenarist është shkrimtari Ismal Kadare.
Ne ceremonine e organizuar ne banesen “Kadare”, kryetari i Bashkise Flamur Golemi i dorëzoi simbolin e qytetit në shenjë mirënjohje për kontributin që regjizori i njohur eshte duke dhene ne xhirrimin e filmit.
Ai u shpreh se “Regjizori Arabov, është personaliteti i dytë i kinematografisë botërore, pas aktorit Gerard Depardieu qe merr çelsin e qytetit. Eshte promovimi më i madh qe behet, pasi jo vetem xhirohet ketu, por filmi mban emrin e qytetit”.
Ndërkohe, regjizori Arabov, shprehu kenaqesinë per vleresimin me simbolin e qytetit, ndersa theksoi se ” me shume interes e kam pritur xhirimin dhe shpresoj se do jete nje film i denje”.
Gjate ceremonise,te pranishmit u njohen edhe me rreth 50 foto që sillnin momente nga xhirimi ne Gjirokaster i filmit Skenderbeu,bashkepunim shqiptaro-rus, realizuar 66 vite me pare.