Burrat e pare te Gjirokastrës për mbajtjen e pantallonave mbanin edhe Tiranada, rripa që vinin nga jashte.
Për ata që nuk e dinë janë rripa prej llastiku që kryqëzohen e kalojnë mbi supe, duke qenë të mbërthyer para e prapa në pantallona, në fund etj, të sigurta që ato të mos ulen.
Në Gjirokastër, Tirandat nuk kane qëne në mode, se shumica e banoreve qytet e fshat, nuk i kanë përdorur.
Ama nje gjë duhet thënë: Ato ishin te preferuara nga nje pakicë; në kohën e Zogut i mbanin dhe profesorë të Liceut, gjirokastritë të diasporës që kishin punuar në Amerikë si dhe intelektualë të tjere në qytet që i mbanin edhe ne muajte e nxehte te verës.
Para e pasçlirimit, Tiranda kanë mbajtur intelektuale si Thoma Papapano, Papa Foti, Fotaq Kekezi, Nako Muka etj.
Ç`është e vërteta, në sy të shumicës, te banorëve, ata ngjallnin habi e kureshtje, se tirandat për mbajtjen e pantallonave ishin krejt ndryshe nga rripat e mesit lëkurë, inkelit e ‘gjalma’ që përdoreshin nga shumica.
Ata edhe e shprehnin:
“ Tirandat janë të sigurta që pantallonat të mos ulen, të mos hiqen osh…! ”
Tirandat edhe sot përdoren. Disa ecin në traditën e modën e burrave të parë. Perdorues i Tirandave, ne vend të rripit te mesit, është Dr, Kristaq Xhumbi, doktori i syve. Atij Tiranda i ka mbajtur gjyshi, babai dhe i mban dhe vetë. Megjithatë në Gjirokastër nuk është i vetëm ka dhe shumë të tjerë…
Tani Tirandat po futen ne mode edhe pse çmimi i tyre shkon mbi 3000 lek te reja.