Bashkia Dropull ka percjelle ne faqen e saj disa fotografi, te moshuara me pakot e ilaçeve ne duar.
Sa shume urtesi , dashuri dhe mirenjohje shprehet ne fytyrat e tyre!
Sa fisnike dhe te mira,ndjehen te gezuara e te qeta se “Ilaçet erdhen!”.
Nje mesazh e percjellin keto foto.
Ato flasin, komunikojne larg, ne distance.
Gjyshet dhe nenat u thone femijeve, niperve e mbesave qe punojne ne Greqi e gjetke:
“Mos u beni merak! Ilaçet Erdhen!”
Kete merak e ankth te madh te tyre ne keto kohe te veshtira me virusin vdekjeprures perballe e ka zgjidhur Bashkia.
Punonjesit e saj i shperndajne ato dere me dere, edhe ne fshatin me te larget, ne Kere, ne fshatrat e Pogonit e me te thellat ne Dropullin e Poshtem.