in

Thone se shprehja”Mishin e lire nuk e hane as qente ” eshte thene per here te pare ne dyqanet e mishit ne Qafe te Pazarit te Gjirokastres, po a eshte e vertete?!

Nga fjalet e urta qe merren neper goje si fjale te mira e ne ndonje rast edhe te liga nisur nga kuptimi, eshte dhe shprehja e njohur dhe e perdorshme dhe sot “Mishin e lire nuk e hane as qente”.

Eshte shprehje karakerizuese dhe, si e tille, le shteg per diskutim, per ta trajtuar.

Nese i referohemi origjines se saj, thone se per here te pare eshte degjuar ne dyqanet e mishit te Pazarit te Gjirokastres. Sa qendron nuk veme doren ne zjarr se te gjithe e dime qe shprehjet e urta me kalimin e viteve e humbasin autoresine po megjithate dhe per to thuhet se kete shprehje e ka thene i pari filani apo filanja. Shembujt nuk mungojne edhe pse autoret nuk rrojne po permenden.

Te kete ndodhur ne dyqanet e mishit ne gernje e siper, ‘jo mish i mire , jo i dobet’ dhe, ne inat e siper, kur shitesi mund t`i kete thene bleresit ne”daç bleje ne daç mos e ble”, bleresi mund t`i jete pergjigjur“ Mishin e lire nuk e hane as qente“.

Keto jane hamendesime dhe nuk marrim mundimin te hapim fletet e arkivave e librave se shprehjet e urta e kane burimin tek mencuria dhe goja e popullit por do donim te dinim se c`mendoni kur e degjoni apo dikush e permend kete shprehje ne bisede e siper, sigurisht me nje qellim te caktuar!

What do you think?

Written by admin

Caji i cilit mal eshte me i mire?

Futbolli gjirokastrit ne foto/Futbollistet e shquar te Uzines Metalike te Gjirokastres