"Sokaku i të Marrëve" ne vargjet e poetit gjirokastrit Gaqo Kristo

Në Gjirokastrën e pjerrët ka shumë sokak
Në trupin e gurtë ato u ngjajnë damarëve
Në vite me mbiemra fisesh janë të njohura
Vëtëm njëri emërtohet Sokaku i të Marrëve
2
I ngushtë, me mure të lartë e të shtrëmbër
Ku rrezet e diellit s’kanë depërtuar kurrë
Për ne fëmijtë frikë e ankkth gjeneronte
Të freskëta i kam dhe sot që jam burrë
3
Nga nxitimi në gurët e tij penguar e rrëzuar
Gjaku n’a rridhte,por e mbanim të qarët
Me veshët ngritur mos kërciste një portë
E frikshëm do n’a dilnin përpara të marrët
4
Emërin e kobshëm kush t’a vuri vallë ?
Cilët të marrë emërin t’a kanë dhuruar ?
Në shumë sokak këmba më ka shkelur
Por ankthin tënd kurrë s’e kam provuar
Dhjetor 2021