Nako Muka - Veterani i Bandës së Qytetit të Gjirokastrës, dhe Ndodhia gjatë Filmit "Ngadhënjim mbi Vdekjen" Xhiruar në Qytetin e Gurtë!

Nako Muka nga lagjja Pazar i Vjetër është nga antarët e parë të bandës së qytetit te Gjirokastrës që në fillimet, ne themelim, me Koço Bandën, kur u ngrit ne vitet `30 me inisiativën e shoqërisë Vatra te shqiptarëve të Amerikës.

 

Në formacionin e saj, orkestrës frymore siç mori emrin më vonë, ka luajtur me disa instrumenta, po me mire i binte tromponit që nuk e hoqi nga krahët, edhe disa vite te tjera pas daljes ne pension.

 

 

Për 60 vjet me radhë nuk u nda nga veprimtarite, si ato me protokoll, ne festa e ngjarje te shënuara, ashtu dhe në konkurimet jashte qytetit, në Tiranë, ne takimet e bandave frymore te vendit, ne te cilat edhe eshte vlerësuar.

 

Se bashku me bandën, ka marrë pjesë në koncertet në Sheshin e Çerçizit, ne vende historike, festa te batalioneve apo brigadave partizane, edhe ne filma.

 

 

Në filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen” roli e donte që të paraqitej sa me elegant dhe perpiqej ta realizonte, por tregojnë se Nare Mera, shok me djalin e tij, për ta provokuar, i fuste dorën në xhep. Aq duhej e “kërcente nga vendi”, pastaj një para e një prapa, e gjithë banda.

 

 

Tolo Njockos i ikte filli i dirigjimit dhe regjizorët Gëzim Erebara dhe Piro Milkani jepnin porosi te fillohej marshi nga e para. Gjate kohës në bandë, nuk e kurseu ndihmen per muzikantët e rinj të saj.

 

 

Nako Muka profesion bazë kishte financën, punë të cilen e filloi në nënstacionin elektrik, 1932 dhe e vazhdoi pa nderprerje në ndermarrjen elektrike deri ne 1968 se pastaj filloi llogaritar ne ndërmarrjen e Ntanit nga ku doli dhe në pension.

 

Nga drejtuesit dhe punonjësit kujtohet për profesionalizmin, ndershmërinë dhe marrëdhëniet korrekte me të gjithë, i prirur të ndihmontë këdo që edhe gabonte “pa dashje”.

 

Ai mbante një bllok të rregullt për shpenzimet, mblidhte me dore me qindra shifra; shitësit, edhe të papërgatitur sa duhet në fushën e llogarive i kërkonin ndihmë dhe ai qëndronte deri natën vonë për të bërë kuadrimet.

 

 

Nako Muka u nda nga jeta më 8 dhjetor 2003 në moshë 89 vjeçare. Në ceremonine e percjelljes ku moren pjesë qindra banorë, banda e qytetit, shoket e tij, e përcollën me marshe funebre, edhe pse me rregullore ndalohet aktivizimi i saj për ceremoni familjare. Kështu iu bënë dhe nderimet e fundit veteranit të bandës së qytetit.