in

Kush e solli autobusin e parë të markës “Shkodra” në Gjirokastër!

Shoferi që solli autobusin e pare te markes Shkodra ishte Shoferi Harri Dhoska, 12 vjet me urban.

 

Është, nje autobus i kuq me dy vija te bardha. Udhetimin e tij me kete mjet, ne rrugen e pare, shoferet e vjetër të ish-parkut automobilistik të Gjirokastrës e kujtojnë dhe sot, treguar dikur nga i ndjeri Harri që, sa herë mblidhej në shoqërinë e tij, vinte buzën në gaz kur thoshte se autobusit i tundeshin llamarinat, se rruges i binin vidat që i zëvendesonte.

 

Ec e qëndro, deri sa mbërriti në Gjirokastër, ku shoferët e pritën me emocione e pyetje te shumta, kuriozë të dinin për autobusin e ri, marke e Shkodrës që, për të thënë të vërtetën, vetëm veshjen, llamarinat, kishte mall vendi, sediljet, mbulesat gjithashtu, ndërsa motori dhe shasia të importuara të markës saurel nga Çekia.

 

Prodhimi i autobusëve të tillë u fut në linjë e me to u mbushen rruget e vendit. Harri punoi me këtë autobus në linjat interurbane, ndersa më parë kish punuar me urban, me nje autobus Çek,“Karros”, ortak me shoferin e vjetër Petro Xhimo.

 

Bënin punë me dy turne e një timon nga mengjesi në mbrëmje në lagjen 18 Shtatori-Zinxhira. Nga viti 90 shofer në Adipetrol deri në 96, Harri Dhoska kujtohet njeri i mirë dhe shofer profesionist.

What do you think?

Written by admin

Si rrojti në varfëri, por plot 103 vjet Rezo Refo, e njohur në gjitoni për Bakllavanë me shumë petë aq të holla!

Zhulatasit e Tiranës festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Videoja e dërguar për Gjirokastra Online nga Tore Dobi, nip nga fshati Zhulat!