in

Kujtese/ Koço Papazisi simbol i njeriut të mire, kollos i sporteve te renda per Gjirokastren dhe Shqiperine

Ka qene nje kohe qe gjirokastritet e moshuar e mbajne mend mire kur kendi sportive i lojrave me dore ne Bashte te Teqese kthehej ne fushe beteje nga ekipet e mundjes ku shquhej dhe ekipi perfaqesues i qytetit, ne fillimet e tij me trajner e njohur Petro Shendi.

Kjo atmosfere ‘ luftarake” ne arenen e mundjes apo ngritjes se peshave i petrket viteve nga 55 e larte, me fitore te dukshme , disa prej te cilave kujtohen edhe sot dhe i perkasin viteve 1959 dhe 1962 te arritura nga mundesi Koço Papazisi.

Nga viti 1955 Klubi Sportiv Shqiponja perfaqesohej ne kampionatet e mundjes te vendit me sportiste te fuqishem qe arriten rezultate te larta ne kete lloj sporti.

Keshtu ne ndeshjet kualifikuese te vitit 1959 Koço Papazisi u shpall kampion i Shqiperise dhe me 1962 fitoi medaljen e arte ne Spartakiaden Kombetare qe u organizua ne qytetin e Shkodres.

Keto suksese u bashkeshoqeruan me pas edhe me rezultate te reja te arritura nga mundes te tjere te ekipit si Fejzi Alia,Ylli Llaziku,Pavli Zholi,Gjolek Gjoleka e te tjere.

Kujtojme se keta sportiste jane stervitur dhe mbeshtetur teknikisht nga Koço Papazisi qe per vitet `63-76 ishte trajner i ekipit ndersa me vone edhe arbiter i kategorise se pare ne kampionatet e mundjes qe zhvilloheshin midis ekipeve te vendit deri ne vitin 1981.

Per Koço Papazisin eshte shkruar shume edhe ne shtypin e kohes dhe gazetare te atyre viteve e kane permendur si kollos te sporteve te renda qe ka nderuar Gjirokastren dhe vendin duke çmuar njekohesisht vlerat e tij si qytetar i ndershem dhe familjar shembullor qe rriti, edukoi dhe arsimoi djalin, Zison, mjek i degjuar dhe vajzen, Theodhoren, inxhineren e dalluar te ndermarrjes ushqimore, bashkeshorte e Doktorit te njohur Kostandin Balloma.

Vite te pensionit mundesi i famshem Koço Papazisi i kaloi i qete ne Gjirokaster, me xhiron e pare ne tregun fshatar ne lagjen 18 shtatori ku bente pazarin dhe takohej me miqte e tij te vjeter sportiste, me dashamiresit e shumte te sportit qe ai ushtroi dhe la pas emer dhe kujtime te mira.

I paharruar ne kujtimet, kontributet dhe arritjet e tij ne sportet e renda jo vetem per Gjirokastren por dhe Shqiperine.

What do you think?

Written by admin

Nje foto nje kujtim/ Gra dhe vajza rrobaqepese te ndermarrjes se riparim sherbimeve ne Gjirokaster

Ju ka marre malli per kete paisje te perdorimit shtepiak?