Dikur, ne ndermarrjen e perpunimit te qumeshtit ne Gjirokaster, me te miret Baxhoxhinjte e Lazaratit

Nga mataraja me okare, tek bidonat dhe shume vite me vone ne makinen e qumeshtit, ja historia neper te cilen ka ecur prodhimi dhe perpunimi i qumeshtit ne Gjirokaster.

Qyteti ka prodhuar por me shume ka blere qumesht.
Para vitit 44, banoret e lagjeve te larta, Dunavat, Manalat e Cfake, ne shumicen e tyre, jane mbajtur me blegtori dhe pas ketij viti me veshtiresi kane mbajtur ndonje dhi e dele, si te gjithe dhe ata zinin radhe per shishen e qumeshtit ne dyqanet e ushqimeve ne Pazar e lagje, me zbatimin e masave shtrenguese qe u moren.

Punishtja e pare e pas ketij viti ne Pazar ishte ne Qafen e pazarit, ne ambientet e katit te dyte te godines afer me Obeliskun sot, qe me pas u kthye ne magazine dhe vetem ne vitin 1970 u ndertua nje punishte tek Xhemaliu, ku kishte zyrat ferma shteterore Muzafer Asqeri.

Baxho qe mblidhnin e perpunonin qumeshtin kishte rreth 40,  pjesa me e madhe me pune ne muajt e beharit. Nga te dhenat qe kemi, ne kete vit ne gjithe rrethin prodhohej 474 ton djathera, 65 tone gjalpe.

Ne krye te ndermarrjes se perpunimit te qumeshtit per shume vite me radhe ka qene Xhelil Muço qe punen e bente ne terren e me pak qendronte ne zyre. Ne pikun e grumbullimit te qumeshtit dhe perpunimit shkonte baxho me baxho e shpesh e zinte dhe nata.

Per djathin e Gjirokastres flitej atehere flitet dhe sot qe pelqehet nga te gjithe. Atehere punonin baxhoxhinj te perkushtuar dhe profesionalisht nga me te miret ne perpunimin e qumeshtit dhe, si fillim te ketij shkrimi, qe e kemi ndertuar me disa pjese, po permendim baxhoxhinjte e Lazaratit, me emer e te respektuar per punen qe benin: si Adem Mahmutaj, Afrat Mahmutaj, Ali Boci, Asqeri Buci, Astrit Buci, Banush Gjyli, Hasan Mahmutaj, Hader Skenduli, Izet Bejko, Mazllem Bejko, Mustafa Gjollesha, Qani Birbili, Rezmi Aliko, Refat Dalani, Sadik Aliko, Zeman Skendi e Zenel Gerveshi.

Ne vazhdim te kesaj teme, ne shkrimin e ardhshem, do t`ju njohim edhe me baxhoxhinje te fshatrave te tjera, edhe ata me pervoje ne perpunimin e qumeshtit.
(vijon)