Fotografia ka perfaqesuesit e vet ne qytetin e Gjirokastres duke filluar nga te paret, Gravani, Dine Qallimi e te tjere me pas qe kane regjistruar ne celuloid ngjarje e personazhe te kohes, pejsazhe, festa familjare e kolektive.
Nje nder ta ne Gjjirokaster ka qene dhe burri i urte , Xhelo Xhelili qe punoi nje jete, deri ne pension me aparat ne dore.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Puna e tij me fotografine ka fillimet e veta, me nje aparat nga te parat qe ia solli babai nga Amerika e me te mbajti familjen me buke dhe pasqyroi jeten dhe zhvillimet e Gjirokastres ne vite.
E kujtuam sot fotografin profesionist kur ne duar na rane disa foto te tij ne dasma, ne mitingje, festat kolektive, portrete te banoreve te qytetit qe familja i ruan me kujdes, pasuri per shtepine dhe memorje e qytetit me histori, ngjarje, pejsazhe e personazhe ne vite te ndryshme.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)