in

Shkrimtari Foto Vasil Malo per mikpritjen gjirokastrite dhe me gjere

FOTO VASIL MALO
PËR MIKPRITJEN GJIROKASTRITE (dhe më gjerë)
Pjesa e parë

Mikpritja gjirokastrite! A ekziston kjo si temë, apo është paradoks? Sepse gjirokastritit i ka dalë nami si njeri që lidh macen kur ha bukë, si kurnac, që nuk ta hap lehtë portën dhe, sipas kronikanit turk Evlyia Çelebiu, gjirokastritët nuk të japin një gotë ujë. Sa qëndrojnë këto?

Gjirokastriti, më tepër se kurnac është kursimtar. Ecën me llogari. Është ikonomiqar, që thotë fjala. Kavurdiset me dhjamin e vet (nëse ka). I shtrin këmbët sa ka jorganin. Gjirokastriti nuk është parazitar. Nuk e ul veten të lypë. Dikur burri gjirokastrit që nuk mund të mbante shtëpinë me bukën e golës, (gojës) vente mbytej në lumë.

Sa për macen, nuk ka pse kjo të na shqetësojë kur ulemi në sofër. Por edhe macja e qeni kishin pjesën e vet.
Kursimtaria shkonte paralel me pastërtinë, me dritaret, shkallët, ballkonin – plot lule, me pllakat e avllisë lyer me gëlqere. Odanë e mikut e kishte gati për çdo rast. Kur i vinte miku, gjirokastriti burrë zakoni, për ta kënaqur e nderuar mysafirin, ftonte dhe burra të tjerë, që dinin të këndonin. Por, kur ndahej keq me ndonjë të ardhur, i thoshte tek porta: “Puthe këtë prak, se s’ke për ta parë më!”.

Ceremoniali i dasmës gjirokastrite (ngjashëm edhe i asaj lunxhote) ka si kulm pritjen e nuses dhe të dasmorëve që e shoqërojnë. Nusja zakonisht vinte hipur në kalë.
Nikoqirja gjirokastrite jepte dhe merrte. Një filxhan kripë apo sheqer do ta kthente në kohë aq sa e mori, “me majë”. Kur piqte kafenë e re, nuk i shijonte po të mos ftonte gjitonen ta pinin bashkë. Me rast, i jepte një copë shapkat a kulaç gjitones. Anasjelltas. Natyrshëm e jo detyrimisht. Nikoqirja gjirokastrite vinte zahire për dimër. Bënte trahana, pastërma, turshi, petëla. Manat e oborrit i bënte uthull. Bënte sarma, me gjethe hardhie. I bënte fiqtë çepella e i shkonte në varg. Mbante dhe përdorte lloj-lloj erëza. Pashaqoftetë e famshme, pa mish, shijonin sikur kishin brenda edhe mish.

“Në pyeç për gjirokastrinë/ me dy qofte mbush sininë”, thonë dy vargje që ia atribuojnë Fan. S. Nolit. “E ruaje atë pak yndyrë…për mikun dhe pushkën e gjatë”, shkroi që herët Ismail Kadareja. Dhe: “Para e bardhë – për ditë të zezë”).

(vijon)

What do you think?

Written by admin

Urim nga Gjirokastra per Ditelindjen e aktores se njohur Rajmonda Bulku

U poqen frutat e avlise dhe te koshtit. T`i hani me shendet!