Di gjirokastritët, gërnjë me fjalë dhe shprehje si zero me xhufkë, shkrap, kokëbodile etj...

Ata te dy moren rrugen drejt shkolles ku ishin te ftuar ne mbledhjen e prinderve.

– Te shohim se ç`nota ka ai pllasi tim ne defter. Nuk para mblidhet e ka mendjen per shkarpa,tere diten ne Mejdan.

– Jo mo ai nipcja tim bie permbyse mbi katershore. I bleva dhe nje mellanore te re dhe nje xine dhe i thashe: Hiq dore nga stilot dhe meso bukurshkrim me xine e me mellan, po zbardhi dhembet!

– Te ka mbetur sahati ne nje vrime ti, kane ndryshuar kohet. Po se mos mesoje, xhore ke qene!

– Shan hunda buzen. E mban mend, shkrap ne te gjitha.Çoç thoje ndonje fjale ne histori, po kuturu more Thanas!

– Po ti mo, i harrove zerot me xhufke?

– Mos e tepero, nje per be` kam marre, ndersa ti ishte shkrap, si pema pa koqe, te vareshin qurrat ne derrase te zeze.

– E mire, mire o Kokekopaçe. He fol tani, e mban mend, keshtu te thonim!

– Ndersa ti te thonim kokebodile…

– E di c`ke, e leme kete muhabet se kush na degjon dhe, thone: Iken keta?…

-Mire thua, flama shedshit eshte, ikim tek vendi, hedhim nga nje te thate, se jemi dhe holle nga meset!

-Ashtu thua ti, hiqesh sikur nuk shikon nga site, vete me te hedhur!

 

Tani kemi kete kerkese:

Ne kete dialog, gjeni sa fjale dhe shprehje ka nga fjalori i te folmes te qytetit te Gjirokastres