Nga punet e para qe Fatua ka bere ishte kamariere turizmi.E qeshur dhe shpirt flori ,punetore dhe zonje. Njihej nga te gjithe gjirokastritet.
I madh e i vogel qeshte me shakate e saj.Me pas punoi sporteliste ne kinema dhe me marifetet e saj te zemergjeresise dhe shpirtit flori bente sikur nuk i njihte biletat e vjetra dhe fallco qe pergatisnin jo vetem femijet nga deshira per te pare nje film te ri.
Askujt si bente keq, ngrinte dhe zerin gjoja sikur merrte inat e nga ana tjeter bente leshime, po per t`ia hedhur nuk ia hidhje dot, te zbulonte dhe keshillonte me nota humori.
Ju kujtohet ne maje te gjuhes e kishte shprehjen:
”He more mallagare, mua do ma hidhni juve!?”.
Per ata qe e kane njohur dhe Fatua ju ka bere dhe ndonje hater, i fuste ne kinema pa bilete.
Kujtojme se lindi ne 16 gusht 1933 dhe u nda nga jeta 6 vjet me pare me 5 prill 2017.
Fatua sic i flisnin shkurt, lindi ne nje familje te varfer gjirokastrite te lagjes Manalat i Pare.
Babai me profesion murator dhe nena e saj e ndare teper heret nga jeta duke lene pas 5 femije jetime. Fatua ishte familjare dhe amvise e talentuar.
Edhe pse e rritur pa nene ku prej se ciles te mesonte te gatuante, shikonte anete e lagjes dhe ju vidhte ashtu sic edhe thoshte zanatin e gatimit.gatuante per vellezerit e motren.
Madje edhe jepte nga ato qe pak gatuante e stiste me duart e saj te arta.Gjithe Manalati e Pllaka ku shkoi nuse as sot nuk i harrojne qifqite e Fatos,shapkatet, laropitat, lakroret e kafen ne gur qe shtypte vet.
Zonje ne pamje e mendime,ishte e pa arritur ne qytet per shakate, humorin e mencur me pak ironi bashke po jo te lendonte njeri.
Ne lagje e me shume tek Bendi muhabete me grate, po dhe ne qytet, sa shfaqej ne shesh te Cercizit, i flisnin te gjithe”Fato njeri, e Fato tjetri”,prisnin nje fjale te mire e me humor.
Ne festa, dasma e ditelindje ajo mbante tavolinen ndezur me historite, humorin qe stiste aty per aty, keshillat me kripe dhe sheqer.
Ashtu dhe ne ksodhe, nuk “rrinte urte”,”goja birbil”thoshnin grate.Kishte tjeter menyre sjelljeje per te qetesuar dhimbjen dhe shpirtin e lenduar dhe te pikelluar te familjareve. Gjente kohen dhe momentin te percillte dhe pak ‘humor”per te shkundur gjendjen e pergjumur e te renduar .
Nuk ka gjirokastrit qe se kujton te paharruaren Fato Telekun, sportelisten e kinemase qe ishte gojeembel e zemerflori!