Thuhet dhe eshte e shkruar e nje fakt i tille tingëllon i çuditshëm për shumë arsye, por ja që dhe nga vitet ` 20- `30 sidomos në Tiranë diskutohej jo vetem prostitucioni por dhe problemi i ngritjes së Shtëpive Publike.
Nga një dokument i publikuar ne fletoren zyrtare mbi gratë prostituta që ushtronin profesionin e tyre msheftazi ‘Fletorja Zyrtare’ nr 43, 1 qershor 1927 vec të tjerave thuhet se:
Gratë që ushtrojnë profesionin e prostitucionit msheftazi, simbas artikullit 5 te rregullores siperthanur duhet te mblidhen ne nje shtepi te pergjitheshme që të mbahen për atë qëllim ose ne mos qoftë e mundur kjo, te mblidhen e te mbahen ne nje lagje a rruge te veçante të qytetit, që kështu tue kenë tok të munden me qenë nën survejimin e lehtë t`autoriteteve e vizitimit mjekësuer.
Numri i shtepive publike në Tiranë ka qënë i madh ne raport me popullsinë që në këtë vit 1927 Tirana numeronte 30 mijë banorë.
Me ardhjen e italianeve shtepite publike njerezit i quanin bordello ose Kuplara.
Në një nga numrat e saj gazeta “Ora” ngrinte problemin që ato duhet te largoheshin nga qendra dhe te vendoseshin ne periferi e nderkohe dhe nuk u duhej bere publicistikë, sepse ishin kunder moralit dhe zakoneve shqiptare.
Gratë kur mësonin se burrat e tyre i frekuentonin, çirrnin faqet e thoshnin
“Pu,pu,pu, po na i marrin burrat. Pale, dalin dhe ashtu, pa te mbathura”.
Ato me te civilizuarat ia kthenin:
“Pse pa italjankat keq kanë qenë? Te evgjitkat e Brrakës e kanë pasur kokën. Jane më të nxehta se ne.”