in

Të edukojmë fëmijët të paktën…nga Mentor Kikia

Të edukojmë fëmijët të paktën…nga Mentor Kikia.


Çdo të shtunë unë udhëheq një aktivitet më fëmijë të Qendrës së Kulturës dhe Librit për Fëmijë, në Tiranë.
Javën që shkoi ishim në Librazhd, vizituam Urën e Kamares, një urë e ndërtuar në vitet 1600. Ecëm në gjurmën e Rrugës Egnatia dhe fëmijët mësuan çfarë ishte kjo rrugë e kjo urë.
U freskaun në çezmat e malit e u lanë në lumë.
U harbuan nëpër lëndina, dhe para se të ndiznin zgarën e të përgatisinin me padurim drekën, bënë një punë:
Pastruan vendin ku do të uleshin, mblodhën mbeturinat që kishin hedhur të tjerët më parë. Pasi hëngrën, mblodhën mbeturinat e tyre dhe i morëm me vete për ti hedhur në kazanët që ishin nja 300 metra nga aty.
Askush prej tyre nuk hedh tani asnjë copë letër në rrugë.

What do you think?

Written by admin

Presidenti Republikes Ilir Meta nderon me dekoraten e larte “Nderi i Kombit” Mesuesin e Popullit Thoma Papapano

Ne perurimin e rruges Kardhiq -Delvine dhe Tunelin e Skerfices merr pjese Kryeministri Edi Rama